Pre. Sht 18th, 2026

Kurti udhëton sot për në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime të Radio Dukagjinit brenda qeverisë bëjnë të ditur se ai shkon atje me disa nga këshilltarët.

Ai pritet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator. Mësohet se ai do të takohet edhe me komunitetin shqiptar në New York më 19, në orën 16:30.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillon punimet e saj përgjatë shtatorit, por datat kryesore janë këto më lartë.

Postime të Ngjashme