Enj. Tet 1st, 2026

Kurti pret në Qeveri presidenten e Komisionit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë.

Takimi mes Kurtit dhe Von der Leyen është zhvilluar pas takimit të saj me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi në Qeveri ishte paraparë të nisë në orën 13:00.

Pas përfundimit të takimit, Kurti dhe Von der Leyen pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian është pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku në fokus janë procesi i integrimit evropian dhe hapat e mëtejshëm të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij turi, Von der Leyen do të vizitojë edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Postime të Ngjashme