Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndërrua ndonjë mënyrë sesi do të procedojë me formimin e Qeverisë, por megjithatë thekson se rezultati është i qartë, duke shtuar se po tejkalon edhe atë të 14 shkurtit të 2021-ës.
E bllokimin për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Kurti e sheh si inekzistent.
“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi prit se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket që po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitent”, tha Kurti gjatë konferencës për media që pati pas takimit me zyrtarë të Postës së Kosovës.
Kurse sa i përket cështjes së postit të Presidentes/it, ai tha se së shpejti do ta takojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas do të shohin si të veprohet tutje.
“Ne sëpari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti.

