Hën. Qer 1st, 2026

Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallime për qasjen ndaj Beogradit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se ndonëse marrëdhëniet mes tyre janë të mira, ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje politike.

Kurti tha se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim në çdo qëndrim politik, veçanërisht sa i përket raportit me Beogradin zyrtar.

“Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti.

Postime të Ngjashme