Mar. Tet 21st, 2025

Kurti nga Londra thotë se po përpiqet ta krijojë qeverinë: Nuk është kollaj, as opozita s’ka vullnet për qeverinë e tyre

Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi me diasporën shqiptare në Londër ka folur hapur për krijimin e qeverisë së re.

I mandatuar nga presidentja e Kosovës për formimin e qeverisë Kurti 3, ai ka thënë se po përpiqet maksimalisht deri të dielën ta formojë qeverinë e re, por e pranon se nuk do ta ketë kollaj.

Kurti ka përmendur zgjedhjet si alternativë, në rast se nuk bëhet qeveria e re, pasi thotë se opozita nuk po duket që ka vullnet e synim për ta bërë qeverinë e re.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *