Mër. Dhj 17th, 2025

Kurti: Nga 1 janari paga minimale bëhet 425 euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, paga minimale në Kosovë vend bëhet 425 euro bruto, nga 350 euro sa është tash.

Tutje, ai ka bërë me dije se siç edhe është paraparë nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro,.

Njoftimi i tij i plotë:

Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri.

Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.

Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *