Die. Tet 19th, 2025

Kurti: Me Albanin edhe për një mandat Gjilani bëhet nyje e zhvillimit në Anamoravë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në qytetin e Gjilanit për ti dhënë përkrahje kandidatit të VV-së për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni.

Sipas Kurtit, me Albanin edhe për një mandat Gjilani bëhet nyje e zhvillimit në Anamoravë.

‘Mandatin e ardhshëm të Alban Hysenit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me bulevardin, investimin më të madh në historinë e komunës, Parkun Industrial, unazën e jashtme dhe projektet në bujqësi e turizëm, Gjilani bëhet nyje e zhvillimit në Anamoravë’’, ka shkruar Kurti.

Dy ditë na ndajnë nga 12 tetori, dita kur zgjedhim për vazhdimin e punëve të mbara e të dinjitetshme për të tashmen e të ardhmen e Gjilanit, ka shtuar Kurti

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *