Die. Tet 26th, 2025

Kurti flet pasi dështoi sot në Kuvend: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është lajmëruar pasi sot nuk i kishte numrat për formimin e qeverisë së re, me ç’rast ka thënë se do të vazhdojnë si qeveri në detyrë “drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”.

Tutje, Kurti ka falënderuar 56 deputetët që mbështetën propozimin e tij për kabinetin e ri qeveritar.

“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *