Hën. Pri 20th, 2026

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot një takim të radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Takimi është paraparë të mbahet në ora 11:00.

Takimi vjen në një moment vendimtar, teksa afatet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit po afrohen dhe ende nuk ka një konsensus politik mes partive.

Palët kanë zhvilluar edhe më herët disa takime, por pa arritur marrëveshje konkrete për një kandidat të përbashkët.

Postime të Ngjashme