Mër. Sht 16th, 2026

Kurti dënon aktgjykimin e Hagës: Padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të turpshëm që mori sot Gjykata Speciale në Hagë, me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Në një reagim në rrjete sociale, Kurti ka thënë se ky dënim është padrejtësi që nuk pranohet, .

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.

“Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK-ja kishte kryer një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, tha Kurti.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme