Sht. Sht 27th, 2025

Kupina viziton banorët e Barilevës, u premton mbështetje

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën Fehmi Kupina, në shoqërim të Bahrie Çunaku Vitija, vizituan Barileven ku u takuan me qytetarët të cilët i mirëpritën me respekt dhe ngrohtësi.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe e sinqertë me banorët e zonës.

Kupina dhe Çunaku premtuan se Lidhja e Prishtinës do të vazhdojë të mbështesë banorët e Barilevës pa rezervë, duke u angazhuar që përmes organeve komunale të plotësohen kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ky takim thekson angazhimin e Lidhjes së Prishtinës për të qenë pranë komuniteteve lokale dhe për të adresuar nevojat e tyre konkrete

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *