Enj. Jan 29th, 2026

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Kryeziu ka theksuar se ky aktgjykim e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituimit të Kuvendit.

Në “Facebook”, ai ka shkruar se tashmë rruga për konstituimin e Kuvendit më nuk ka vend për interpretime.

“Interpretimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e qartëson zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, për rrjedhojë, tani më e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituimit të Kuvendit. Po ashtu, mbetet në pritje përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin kushtetues 30-ditor për konstituim dhe pasojat në rast të mosrespektimit të këtij afati. Pas këtyre sqarimeve kushtetuese, rruga për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit është e qartë dhe nuk ka më vend për interpretime politike. Ndërsa pas konstituimit të Kuvendit prioritet i domosdoshm duhet të jetë ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të amandamentohen qartë procedurat dhe të parandalohet çdo bllokadë institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Kryeziu.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *