Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u prit nga kryetari i KBI-së së Prizrenit, Valon Ibrahimi, së bashku me administratën e këtij Këshilli.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava diskutoi për zhvillimin dhe avancimin e jetës fetare në qytetin e Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e rolit të institucioneve fetare në shërbim të besimtarëve.
Ai kërkoi që të ketë bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet imamëve dhe Këshillit të Bashkësisë Islame, me qëllim të rritjes së efikasitetit në veprimtaritë fetare dhe edukative.
Po ashtu, Myftiu Tërnava, kërkoi intensifikimin e aktiviteteve fetare gjatë muajit të bekuar Ramazan, duke e konsideruar këtë muaj si një mundësi të veçantë për forcimin e lidhjes së besimtarëve me fenë dhe institucionin.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava viziton KBI-në në Prizren

