Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Mitrovicës, z. Faton Peci.
Myftiu Tërnava fillimisht e uroi kryetarin z. Peci për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në udhëheqje. Ai më pas shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin e mirë që kanë pasur dy institucionet ndërmjet vete, gjithnjë për të mirën e qytetarëve.
Nga ana e tij, kryetari z. Peci, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke theksuar kështu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava pritet në takim nga kryetari i Mitrovicës, z. Faton Peci.

