Enj. Dhj 18th, 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim zëvendesdrejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë, z. Hajrullah Çelebi.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në një takim zëvendesdrejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë, z. Hajrullah Çelebi.
Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale dhe të ardhshme në fushën e restaurimit të xhamive dhe objekteve të trashëgimisë islame në Kosovë.
Myftiu Tërnava vlerësoi kontributin e Turqisë në ruajtjen dhe gjallërimin e këtij trashëgimi, teksa shprehu gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin në projekte të reja që i shërbejnë komunitetit dhe kulturës fetare në vend.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *