Hën. Pri 6th, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim imamin e xhamisë shqiptare “Bashkimi” në Nuremberg të Gjermanisë, Sevgani ef. Asanin,

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Bashkimi” në Nuremberg të
Gjermanisë, Sevgani ef. Asanin, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe xhamive shqiptare në diasporë, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, gjithnjë për të mirën e përbashkët të besimtarëve tanë në diasporë.

Myftiu Tërnava, falënderoi imamin Asani dhe nëpërmjet tij edhe gjithë imamët dhe kryetarët e qendrave dhe xhamive në diasporë për kultivimin e traditave fetare dhe kombëtare.

Postime të Ngjashme