Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në një takim nënkryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Lulin.
Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
e theks të veçantë në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në fushën e arsimit, duke vlerësuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave, koordinimit të aktiviteteve arsimore dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat kontribuojnë në avancimin e edukimit fetar dhe institucional në të dyja vendet.
Në përfundim të takimit, Myftiu Tërnava dhe nënkryetari Luli shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, në shërbim të interesave të besimtarëve myslimanë të të dyja vendeve

