Hën. Mar 16th, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim presidentin e Fondacionit “Drita”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim presidentin e Fondacionit “Drita”, z. Zef Gashi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për organizimin e Tryezës së dialogut ndërfetar me temën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, e cila pritet që të mbahet gjatë muajit prill të këtij viti. Kjo Tryezë organizohet nga Fondacioni “Drita”, ndërsa nikoqire për këtë vit do të jetë Bashkësia Islame e Kosovës.

Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për mbajtjen e kësaj Tryeze, duke potencuar kështu parimet fetare për dialog dhe bashkëjetesë ndërfetare me komunitetet e ndryshme fetare.
Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe grupet punuese nga dy bashkësitë fetare, të cilët njoftuan për punën dhe ecurinë e organizimit të kësaj Tryeze.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *