Gjatë këtij takimi u biseduan tema me interes të ndërsjellë, veçanërisht në lidhje me çështjet islame dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Ministri Al Sheikh, përgëzoi përpjekjet e bëra nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta dhe Princi i Kurorës në shërbim të Islamit dhe myslimanëve, përfshirë këtu kujdesin për kryerësit e umres dhe haxhit. Ai gjithashtu e njohu Myftiun Tërnava për programet dhe aktivitetet ndërkombëtare të ndërmarra nga Ministria, me qëllim të thellimit të kuptimit të vlerave islame të nxjerra nga Kurani i shenjtë dhe Suneti i Pejgamberit, si dhe për të luftuar ideologjitë e gabuara.
Nga ana e tij, Myftiu Naim ef. Tërnava, shprehu mirënjohjen e tij për Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe udhëheqjen e saj, të përfaqësuar nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, mbreti Selman bin Abdulaziz al Saud dhe Princi i Kurorës, Muhamed bin Selman bin Abdulaziz, për përpjekjet e tyre të palodhura në shërbim të qeverisë dhe popullit të Kosovës, përpjekje që do të mbeten të regjistruara përgjithmonë në analet e historisë.
Myftiu Tërnava gjithashtu përgëzoi përpjekjet e ministrit dr. Abdulatif al Sheikh, në promovimin e moderimit dhe luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, përmes programeve të shquara fetare dhe intelektuale nga të cilat ka përfituar Bashkësia Islame. Ai vlerësoi projektet e zbatuara nga Ministria e Çështjeve Islame dhe ndikimin e tyre pozitiv në popullin e Kosovës.
video reportazhi ne vijim

