Mër. Pri 8th, 2026

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka zhvilluar një takim pune me kryeimamët e Këshillave të BI-së së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për aktivitetet e realizuara gjatë muajit të bekuar Ramazan, ku me këtë rast, u vlerësua angazhimi dhe kontributi i kryeimamëve dhe imamëve në organizimin e jetës fetare dhe shërbimeve për besimtarët. Një theks i veçantë iu kushtua edhe punës së mualimeve në mësim-besim, roli i të cilave u cilësua si shumë i rëndësishëm në edukimin fetar të gjeneratave të reja.
Kryeimami Sahiti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kryeimamët për përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tej punën dhe angazhimin për mirëqenien shpirtërore dhe sociale të besimtarëve, duke rikujtuar se ky mision është një amanet i madh nga Zoti i Madhëruar, që kërkon përgjegjësi, sinqeritet dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Postime të Ngjashme