Pre. Sht 18th, 2026

KRU “Gjakova” nis aksionin e shkyçjeve, borxhlinjtë me mbi 10 mijë euro mbesin pa ujë

KRU “Gjakova” Sh.A. ka nisur aksionin e shkyçjes së konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre ndaj kompanisë.

Sipas njoftimit për media, ekipet e shkyçjes dhe kontrollit kanë dalë në terren në të tri rajonet që mbulon kompania – Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Sipas KRU “Gjakova”, gjatë aksionit janë shkyçur konsumatorë me borxhe në vlera të ndryshme, përfshirë raste me 10,600 euro, 6,000 euro, 4,500 euro dhe 2,300 euro borxh.

Kompania ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijiM

Postime të Ngjashme