Sht. Mar 14th, 2026

“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin territorial të askujt”, thotë Plenkoviq

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka komentuar retorikën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se aleanca ushtarake e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës synon Serbinë.

Ai në një adresim për media tha se lloji i bashkëpunimit teknik që ekziston midis tre shteteve nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“ Është një tezë plotësisht e sajuar që duhet të mbështesë narrativën e një kërcënimi të jashtëm në nivelin e brendshëm politik. Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. Nuk na shkon ndërmend neve, as Shqipërisë apo Kosovës, të kërcënojmë integritetin territorial të askujt”, shtoi Plenkoviq

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *