Pre. Tet 31st, 2025

Krasniqi: Kurti s’mund ta krijojë shumicën as në ëndrrat e tij, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve

Rreth dy orë ka zgjatur takimi i zhvilluar sot mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe liderëve të partive politike, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe mundësitë për krijimin e një shumice të re parlamentare.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se asnjëra nga partitë nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë, duke theksuar se kjo e bën të pashmangshme shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Diskutuam rreth mundësisë,ose jo, të në mandatari të ardhshëm, dhe ajo që është më e rëndësishme nga ky takim, është që u bë e qartë se askush uk mundet me e kriju shumicën e re parlamentare bazuar në legjislaturën aktuale”, u shpreh Krasniqi, .

“Besoj se kjo do të mjaftonte që edhe presidentja të vinte në përfundimin se duhet të shkojmë në zgjedhje. Përkundër përpjekjeve, nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë dhe po imponohet shkuarja drejt zgjedhjeve të parakohshme,” tha tutje Krasniqi.

Ai shtoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik, një Kuvend funksional dhe një qeveri të re, duke kërkuar që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret brenda disa ditësh.

“Shpresoj shumë që më së largu deri më 5 nëntor të merret vendimi që përcakton edhe datën e zgjedhjeve. Për sa i përket PDK-së, e diela e parë pas kësaj date duhet të jetë dita e zgjedhjeve të ardhshme,” theksoi ai.

Në vazhdim, Krasniqi kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për vonesa dhe manipulime politike.

“Kurti na i ka humbur 8 muaj me manipulim e mashtrim dhe tash po i kërkon dhe disa ditë. Ai në mënyrë të kundërligjshme po vazhdon që të qëndrojë në zyrë dhe të marrë vendime të kundërligjshme. Është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira, ai nuk mund ta bëjë shumicën.” deklaroi kreu i PDK-së.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *