Pre. Maj 1st, 2026

KQZ mblidhet sot për organizimin e zgjedhjeve të reja

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare për herë të tretë në më pak se një vit e gjysmë.

U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sot KQZ pritet të për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Këtë informacion e konfirmoi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Pas shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së nesërme (e premte, 1 maj 2026), KQZ do të mbajë mbledhje për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Lidhur me zgjedhjet e reja, Elezi tha se “meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrathanat. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ia jep të drejtën KQZ-së që afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore të përshtaten me ditët në dispozicion të KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve”

Postime të Ngjashme