Hën. Jan 19th, 2026

KQZ mban sot dy mbledhje, pritet vendim për rinumërimin e votave

Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konfirmuar se sot do të mbahet mbledhja e Këshillit për Operacione Zgjedhore, e cila do të nisë nga ora 10:30.

Pas kësaj, do të zhvillohet edhe mbledhja e rregullt e KQZ-së, me fillim nga ora 13:30, ku është paraparë vetëm një pikë e rendit të ditës.

Burime bëjnë të ditur se ka vullnet nga të gjitha partitë që të numërohen të gjitha vendvotimet e dalura nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

KQZ ka rritur kapacitetet në qendrat e numërimit dhe është e gatshme për rinumërimin e të gjitha votave të dalura nga zgjedhjet e fundit.

Rinumërimin e ka kërkuar deri më tani AAK dhe LDK, ndërsa PDK e VV ende nuk kanë qëndrim zyrtar karshi këtij propozimi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *