Mër. Tet 22nd, 2025

KQZ-ja publikon raportin financiar, ja sa shpenzuan partitë opozitare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Sipas të dhënave partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), partia më e madhe opozitare i ka raportuar një shumë prej 220,660 euro për tremujorin e njëjtë.

Duke u pasuar nga Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) për tre muaj i ka shpenzuar gjithsej 188,533 euro.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paraqitur shpenzime në vlerë prej 40,765 euro, që është shuma më e ulët në krahasim me partitë tjera parlamentare

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *