Në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotimeve nga 105 sa i takojnë kësaj komune. Ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 17 qendra komunale të numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë-Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Përveç aktiviteteve në QKN, aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë. Deri në orën 09:00 të mëkurën, janë rinumëruar 10 vendvotime.

