Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e Botës.
“Dardanët” kanë shënuar fitore në gjysmëfinalen e play-offit, si mysafire e Sllovakisë, me rezultat 4-3.
Sllovakët e nisën me gol ndeshjen, duke shënuar qysh në minutën e gjashtë, me golin e Martin Valjent.
Veldin Hoxha me një supergol barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 21-të.
Por pjesa e parë u mbyll me epërsi nga ana e Sllovakisë, pasi Lukas Haraslin shënoi në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë ”Dardanët” zhvilluan një ndeshje fantastike, pasi shënuan tre gola.
Dy minuta nga fillimi, Fisnik Asllani shënoi gol të bukur me kokë, duke barazuar shifrat në 2-2.
Florent Muslija me një supergol nga gjuajtja e lirë, përmbysi rezultatin dhe i dha për herë të parë Kosovës, në minutën e 60-të.
Golin e sigurisë për skuadrën e Franco Fodas e shënoi Kreshnik Hajrizi, në minutën e 72-të.
Krejt në fund, Sllovakia shënoi edhe njëherë, për rezultatin 3-4, me anë të David Strelec, në 90+4.
Në finale të play-offit, Kosova do të luaj me Turqinë, ndeshje e cila zhvillohet të martën me 31 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

