Pre. Nën 14th, 2025

Kosova sot zhvillon një tjetër stërvitje dhe niset drejt Lubjanës për të bërë histori

Kombëtarja e Kosovës sot do të mbajë një seancë stërvitore në orët e paraditës para nisjes për në Lubjanë.

Franco Foda dhe djelmoshat e tij, sot nisen drejt Sllovenisë, ku të shtunën (nesër) zhvillojnë ndeshjen e rëndësisshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026,.

Në rast të fitores, Kosova shkruan historinë duke siguruar për herë të parë play-offin.

Por, me fitore dhe duke pritur ndonjë rezultat negativ nga Zvicra, “Dardanët” mund të synojnë kualifikimin edhe nga vendi i parë.

Kujtojmë që pas Sllovenisë, Kosova luan ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *