Die. Tet 19th, 2025

Kosova në mesin e shteteve të mëdha, e dhjeta në listën e publikuar nga “Transfermarkt”

Kombëtarja e Kosovës është e dhjeta me performancë pozitive gjatë vitit 2025.

Faqja e njohur “Transfermarkt” ka publikuar një foto, ku shihen 10 shtete anembanë botës me paraqitjet pozitive që i kanë pasur gjatë vitit 2025, në më shumë se pesë ndeshje.

Në këtë listë figuron edhe emri i Kosovës, që ka fituar 2.5 pikë për ndeshje në gjashtë takimet e vitit 2025.

Kosova është në pozitën e dhjetë, kurse në këtë listë janë kombëtaret e mëdha, si: Anglia, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Australia etj.

Kujtojmë se sot, Kosova luan ndaj Sllovenisë, ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës 2025

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *