Die. Sht 27th, 2026

Kosova mposhtet nga Austria

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3:1 ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Qysh në pjesën e parë vendasit treguan se janë futur në fushë për tri pikë, shkruan Indeksonline

Në 45 minutat e para, Austria shënoi dy herë me anë të: Affengruber dhe Adamu.

Kurse në pjesën e dytë, vendasit shënuan për 3:0 me anë të Chukwuemeka.

Të vetmin gol për mysafirët e shënoi Edon Zhegrova nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshjën e radhës, Kosova e zhvillon si mysafire e Izraelit, të enjtën në mbrëmje

Postime të Ngjashme