Në bazë të Deklaratës së përbashkët trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, është mbajtur një takim trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve.
Takimi u zhvillua në Kroaci dhe kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tri vendeve në fushën e mbrojtjes, në përputhje me zotimet e dakorduara në deklaratën e përbashkët.
Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

