Hën. Sht 29th, 2025

Kosova i jep edhe një goditje futbollistike Zvicrës, Ademi zyrtarizon ardhjen e Hajdarit

Agim Ademi sapo ka zyrtarizuar ardhjen e Albian Hajdarit te Kosova. Mbrojtësi i Hoffenheimit do të jetë pjesë e listës së Kosovës në ndeshjet e tetorit.

“Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.
Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.
Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.
Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.
Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty”, shkruan Ademi në njoftim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *