Sht. Sht 27th, 2025

Kosova e treta në botë dhe e para në Evropë për ligj dhe rend – raporti global e rendit ndër vendet më të sigurta

Kosova është radhitur ndër vendet më të sigurta në botë sipas Gallup Global Safety Report 2025. Me një Index Score prej 94 pikësh, Kosova mban vendin e tretë në botë, pas Taxhikistanit (97) dhe Singaporit (95), duke u renditur kështu e para në Evropë për ligj dhe rend.

Raporti e përfshin Kosovën gjithashtu në dhjetë vendet e para në botë për sigurinë gjatë ecjes vetëm natën, ku 89% e qytetarëve kanë deklaruar se ndihen të sigurt. Ky rezultat e vë Kosovën përkrah shteteve si Norvegjia, Islanda, Finlanda dhe Zvicra.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi këtë si një tregues të qartë se qytetarët po gëzojnë njërën nga të drejtat më të rëndësishme – sigurinë publike – dhe se ky fakt pasqyron forcën e institucioneve të vendit.

Raporti i Gallup-it analizon perceptimin e qytetarëve për rendin dhe sigurinë në mbi 140 shtete dhe territore të botës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *