Die. Kor 19th, 2026

Kontrabandë me pije në Zubin Potok, Policia arreston një person dhe sekuestron mallrat

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut, ku një person është arrestuar dhe një automjet është ndaluar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës 03:38, në fshatin Bube. Gjatë patrullimit, njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk kanë zbatuar urdhrat për ndalim. Për këtë arsye, zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare në përputhje me autorizimet ligjore.

Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit VW Sharan, janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të dyshuara se janë kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës. Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të hetimeve dhe forenzikës, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa i arrestuari është ndaluar për 48 orë.

Postime të Ngjashme