Sht. Shk 14th, 2026

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.

Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë.

“Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e madhe e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të tregojmë që jemi unik si popullatë, si qytetarë, kur përballemi me akuza ndaj UÇK-së dhe kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike”, tha ai në një intervistë për RTK.

Konjufca, bëri me dije se do të jetë në Hagë. “Hera e tretë që do të shkojë prapë në Hagë është procesi përmbyllës. Janë fjalët përmbyllëse të ekipeve të mbrojtjes së zotit Thaçi, Jakup Krasniqi, zotit Selimi dhe zotit Veseli. Ne si shtet mendojmë që kjo ishte një aktakuzë skandaloze sa i përket krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qëndrimin e qartë që UÇK-ja është në bazën e lirisë edhe pavarësisë së shtetit tonë. Ajo është vlera më sublime që ka arrit me kriju populli i Kosovës”, tha Konjufca.

Duke shtuar se UÇK-ja ka dalë prej gjirit popullor. “Nuk është e krijuar nga larg. Nuk është e krijume me, me dekrete politike. Është vetë zgjimi popullor për me mbrojt vendin tonë nga gjenocidi serb i sotëm. Kjo është ushtria çlirimtare e Kosovës dhe kush thotë që qëllimi i UÇK-së ishte spastrimi i serbëve apo ishte eliminimi i figurave tjera politike, apo ishte targetimi i pakicave kombëtare apo i gjithë atyre që nuk pajtohen me UÇK-në. Kjo është një huqje shumë e rrezikshme, e cila qëllimin e ka fort të keq, dhe ky qëllim është me vendos re të zeza mbi shtetësinë dhe mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prandaj, ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do ta ngrisim zërin kundër këtyre aktakuzave dhe unë jam fort i bindur që për shkak të pastërtisë së luftës që ka ndodhur, e cila ka qenë luftë mbrojtëse, jo luftë kushtuese, jo luftë për me e rrënu popuj tjetër, po për me ngrit popullin tonë drejt lirisë edhe drejt pavarësisë. Pikërisht për shkak të kësaj se ne besojmë në mënyrë paluhatshme, në pastërtinë e luftës sonë dhe unë në besoj fort që në muajin prill këto aktakuza, Gjykata i hedh poshtë, hedh poshtë si paqëndrueshme. Krerët e UÇK-së kthehen në mesin tonë dhe në mesin e familjeve tyre, të cilat atyre i kanë munguar aq gjatë. Dhe fiton Kosova përmes kësaj. Unë mendoj që kur kjo të ndodh, atëherë humbësja më e madhe do të jetë Serbia”, tha ai

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *