Mër. Mar 18th, 2026

Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Lubishtë të Vitisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton opinionin publik lidhur me menaxhimin e rasteve të sëmundjeve infektive te gjedhët, konkretisht Bruceloza dhe Tuberkulozi.

Rasti i parë i konfirmuar është identifikuar më 3 mars 2026, te një fermer në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë. Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe udhëzimin administrativ përkatës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) është duke vepruar brenda afateve ligjore të përcaktuara për marrjen e masave përkatëse, përfshirë edhe procesin e asgjësimit të kafshëve të infektuara.

Sipas dispozitave ligjore, eliminimi i kafshëve të konfirmuara me këto sëmundje realizohet brenda një afati deri në 30 ditë nga data e konfirmimit. Në këtë kuadër, të gjitha veprimet institucionale janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me këtë afat kohor, duke garantuar menaxhim të kontrolluar dhe të sigurt të situatës.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), mbeten të përkushtuara në zbatimin e plotë të masave ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe kontrollin e këtyre sëmundjeve, si edhe mbeten të përkushtuara në ruajtjen e shëndetit publik dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe të raportojnë çdo dyshim për raste të ngjashme.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *