Die. Dhj 28th, 2025

Konferenca e parë, 08:00 – KQZ: Hapen të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 28 dhjetor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj konference, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Po ashtu, u njoftua se sipas informacioneve të marra nga KQZ, procesi i votimit ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit.

Sot, procesi i votimit zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvome, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,999,204, të cilët janë të shpërndarë në 38 komuna.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 24 subjekte politike, prej të cilave: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 1,180 kandidatë, prej të cilëve 789 kandidatë dhe 391 kandidate.

“Në këtë konferencë të parë, KQZ ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese: të drejtën e votes, si dhe u njotuan se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku janë caktuar të votojnë”, tha Elezi.

#

Konferenca e dytë e KQZ-së mbahet në orën 11:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë. Para kësaj konference, në orën 09:00, në platformën e KQZ-së për rezultate, do të prezntohen të dhënat e pjesëmarrjes në votime gjatë dy orëve të para të votimit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *