Sht. Jan 10th, 2026

Komuna e Pejës hap aplikimet për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, afati deri më 16 janar

Komuna e Pejës ka filluar me procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, që përfshinë shumë zona në vend si shkak i reshjeve të dendura të shiut, e të cilat lanë prapa dëme në shtëpi, biznese e në bujqësi.

Kërkesën për vlerësim të dëmit qytetarët duhet ta paraqesin pranë Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve, derisa Komuna e Pejës thotë se afati për aplikim është deri më 16 janar.

Të dëmtuarit duhet të paraqesin pranë kësaj zyre fotografi që dëshmojnë dëmin që i është shkaktuar nga përmbytjet.

Komuna e Pejës thotë se kërkesat duhet ët dorëzohen personalisht pranë Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve që gjendet në objektin e komunal në Qendrën për shërbime me qytetarë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *