Pre. Shk 27th, 2026

Komisioni për Integrime Evropiane i hap rrugë shqyrtimit të projektligjit për dy marrëveshje me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar amendamentet e dy marrëveshjeve financiare ndërmjet Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të programeve IPA.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua fillimisht Projektligji nr. 10/L-010 për ratifikimin e Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2017. Më pas, anëtarët e komisionit trajtuan edhe Projektligjin nr. 10/L-009 për ratifikimin e Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2018. Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe fushëveprimi i Komisionit për Integrime Evropiane.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *