Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Fadil Hadergjonaj ka reaguar pas zhvillimeve në këtë subjekt.
Ai ka thënë se LDK sot ka nevojë për reflektim të thellë, jo për fajësime, por për unitet, maturi.
Hadergjonaj thotë se LDK nuk e ka luksin të merret me përçarje të brendshme apo me beteja personale.
“Përkundrazi, ka obligim ndaj historisë së saj, ndaj anëtarësisë dhe ndaj qytetarëve që të jetë e bashkuar, e përgjegjshme dhe e gatshme të ofrojë zgjidhje”, ka shkruar ndër të tjera ai.

