Enj. Gus 27th, 2026

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nesër protestë në Prishtinë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të organizojë nesër protestë në Prishtinë me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta do të mbahet në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa protesta vjen pas dy rasteve të vrasjes së grave të raportuara gjatë kësaj jave në Kosovë.

Theksojmë se rasti i parë ndodhi në Malishevë kur Egzon Bytyqi privoi nga jeta bashkëshortën e tij Jetlira Foniqi e moshës 25-vjçare.

Ndërsa rasti i dytë ndodhi në qytetin e Prizrenit kur burri vrau gruan e tij 80-të vjeçare.

Postime të Ngjashme