Hën. Jan 12th, 2026

Kjo është lista e konsulentëve të MKRS-së që u punësuan përmes tenderit

Angazhimi i stafit për nevojat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe institucioneve të saj vartëse po shndërrohet gjithnjë e më shumë në praktikë të zakonshme përmes procedurave të tenderimit publik.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën online të prokurimit, MKRS ka hapur tender për angazhimin e konsulentëve profesionalë, duke shpërblyer kandidatë me kontrata njëvjeçare, për nevoja të ndryshme të ministrisë dhe institucioneve vartëse të saj.

Ky model rekrutimi, tashmë po kthehet në trend institucional, në vend të punësimeve të rregullta dhe afatgjata.

Indeksonline ka siguruar listën e plotë të kandidatëve që kanë fituar kontratat njëvjeçare si konsulentë, si dhe listën e pagesave për periudhën njëvjeçare, të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *