Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur të shpallet konkurs për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton KosovaPress-i. Kjo pasi në mbledhjen e 355-të të KGJK-së, Albina Shabani-Rama është avancuar në pozitën e gjyqtares pranë Departamentit Special të Gjykatës së Apelit.
Në këtë mbledhje u vendos po ashtu që në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryetares së Gjykatës së Prishtinës, të jetë Ilire Vitija. Ajo deri tani ushtronte pozitën e nënkryetares së gjykatës.
Në këtë mbledhje, gjyqtari Migjen Kastrati u zgjodh në pozitën e mbikëqyrësit të Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Istog, ndërsa gjyqtarja Fëllanza Knushaj u zgjodh kryetare e Gjykatës Themelore në Gjakovë. Të dytë, me mandat 5-vjeçar

