Sht. Tet 3rd, 2026

KFOR-i italian patrullon në Mitrovicë

Karabinierët italianë të KFOR-it po kryejnë rregullisht patrullime në Mitrovicë, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur.

Këto aktivitete i mundësojnë KFOR-it të mbajë një prani të dukshme dhe të qëndrueshme në të gjithë rajonin, duke i lejuar njësive të saj të ruajnë ndërgjegjësimin për situatën dhe të monitorojnë situatën e sigurisë në terren.

Në një komunikatë thuhet se përpjekje të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në siguri dhe stabilitet, duke mbështetur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë në një mënyrë transparente dhe të paanshme.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në komunikatë.

Postime të Ngjashme