Pre. Mar 20th, 2026

Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit nga Peja: Përmes forcës dhe kanosjes, detyroi viktimën të kryente aktin seksual

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit, Xh.SH, i cili dyshohet se ka kryer tri vepra penale, “Dhunimi”, “Dhuna në familje“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri, XH.SH dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, detyron personin tjetër të kryente aktin seksual pa pëlqimin e saj, duke kryer veprat penale të lartcekura.

Gjithashtu të pandehurit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *