Mër. Pri 15th, 2026

Kërkohet 1.5 milion euro dëmshpërblim për policin e plagosur në rastin “Banjska”

Në seancën gjyqësore për rastin “Banjska”, avokati Naim Rudari ka kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 1.5 milion euro për policin Alban Rashiti, për lëndimet që ka pësuar gjatë sulmit në Banjskë.

Kërkesa është paraqitur në kuadër të fjalës përfundimtare në procesin gjyqësor që po zhvillohet për këtë rast.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme ka përfunduar fjala përfundimtare e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Seanca e radhës është caktuar për 20 prill, kur pritet të vazhdojë fjala përfundimtare e të akuzuarve dhe avokatëve mbrojtës

Postime të Ngjashme