Pre. Mar 13th, 2026

Kërkesa e SPAK-ut për Ballukun, Rama: Nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë për media sot, u ndal te çështja Balluku, dhe seanca e djeshme në kuvend, ku PS nuk dha autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK-u.

Ai tha se nuk përmbusheshin asnjë prej kushteve minimale për të marrë në konsideratë kërkesën e SPAK-ut.

“Janë disa çështje që meritojnë të adresohen dhe që janë të lidhura me interesin e publikut besoj, duke nisur nga projekti strategjik i portit të ri tregtar dhe ushtarak të Shqipërisë dhe duke vijuar me impaktin e luftës kundër regjimit kriminal në çmimin e naftës, por gjëja që vjen si rrjedhojë është edhe çmimi i ushqimeve. Këto këta ishin të parashikuara për sot. Por do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, ju e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, besoj edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë me të vërtetën që kërkesa e prokurorisë nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar. Në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që në të përditshmen tonë është përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet. Nuk kas asgjë të re, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës së kësaj qeverie. Nuk ka asnjë frenim të rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *