Një mjek dhe një infermier kanë raportuar në polici se janë kërcënuar përmes telefonit, nga një person i dyshuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar me procedurë të rregullt.
“Podujevë 20.04.2026 – 20:10. Tre ankues meshkuj kosovarë (doktor/infermier), kanë raportuar se janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

