Hën. Shk 2nd, 2026

Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve.

Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *